• Estimate
  • Receiver
  • Payment
  • Review

Pyetje të shpeshta

Gjejini më poshtë përgjigjet ndaj shumë prej pyetjeve të tua. Nëse ju duhet ende informacion, mund të kontaktoni me ndaj klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose mund të dërgoni email në adresën westernunion@uft.al.Kujdesi ndaj klientit ofrohet në shqip dhe në anglisht.

Dërgoni para nga interneti

Pasi të keni krijuar dhe verifikuar profilin, do të keni mundësi të dërgoni nga interneti nga Shqipëria deri në 330 000 lekë për transfertë, 830 000 lekë në ditë ose 1 650 000 lekë në muaj. Nëse dëshironi të dërgoni më shumë, mund të vizitoni një agjenci.

Për të kryer transfertën tuaj të parë nga interneti në Shqipëri do t’ju duhet fillimisht të regjistroheni tek Western Union duke krijuar një profil në faqen e internetit. Pasi të krijoni profilin në faqen e internetit, do t’ju duhet të paraqiteni te një prej pikave tona të verifikimit me një letërnjoftim zyrtar për të kryer verifikimin e vetëm të personit. Pas regjistrimit dhe verifikimit të profilit, ndiqni hapat e mëposhtëm për të kryer transfertën e parë nga interneti: Identifikohu në profil.

  1. Zgjidhni opsionin "Dërgoni para"
  2. Vendosni të dhënat e transfertës, duke përfshirë mënyrën e marrjes së parave.
  3. Zgjidhni opsionin e pagesës - për momentin ofrohet vetëm transferta bankare
  4. Ndiqni hapat për kryerjen e transfertës bankare.
  5. Shqyrtojeni dhe konfirmojeni.

Kontrolloni edhe kuotat kuotat e dërgimit.

Nëse keni pyetje gjatë regjistrimit, telefonojini kujdesit nda klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Kujdesi ndaj klientit ofrohet në shqip dhe në anglisht.

Për ta financuar transaksionin me transfertë bankare, duhet ta nisni si transaksion në wu.com dhe ta përfundoni nga llogaria juaj bankare. Për të filluar, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1. Zgjidhni "Transfertë bankare" si opsion pagese.
2. Plotësoni të dhënat e transfertës, duke përfshirë shtetin e mbërritjes, shumën për t'u dërguar etj.
3. Shtypni “Përfundo" për të parë informacionin e nevojshëm për ta përfunduar transfertën nga llogaria juaj bankare.
4.Pas shtypjes së butonit “Përfundo", do t’ju jepet një numër reference dhe do të ridrejtoheni te një listë bankash nga rrjeti i agjentit tonë partner, Unioni Financiar Tiranë (UFT). Mbajeni shënim numrin e referencës dhe të dhënat e bankës drejt së cilës dëshironi të kryeni dërgesën.
5. Identifikohuni në llogarinë tuaj bankare në internet ose paraqituni pranë bankës suaj.
6. Filloni transaksionin, për të dërguar para nga llogaria juaj bankare drejt bankës UFT që zgjedh nga lista.
7. SHTONI NUMRIN REFERENCË nga hapi 4 në transfertën tënde bankare.
8. Përfundoni transfertën. Pasi ta keni kryer transfertën, do t’ju dërgohet numri I kontrollit (MTCN) me SMS. Përdoreni këtë numër për të kontrolluar transfertën dhe sigurohuni t'ia jepni numrin e kontrollit (MTCN) edhe marrësit.

Shiko listën tonë të shteteve për të parë të gjitha shtetet drejt të cilave mund të dërgosh para përmes internetit nga wu.com në Shqipëri. Nëse je duke dërguar drejt një llogarie bankare, shiko këtë listë shtetesh.

Ofrohen edhe transferta brenda vendit në Shqipëri.

Mund të paguash nga interneti përmes transfertës bankare nga një llogari e hapur në Shqipëri. Pasi të zgjedhësh shtetin e mbërritjes, do të kesh mundësinë të shohësh llojet e shërbimeve që të ofrohen. Transfertat e parave përgjithësisht paguhen me para në dorë ose depozitohen direkt në llogarinë bankare të marrësit nëse kjo ofrohet për kanalet e zgjedhura të daljes së parave nga Shqipëria.
Për më shumë detaje, telefonoji mbështetjes së klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht

Po, mund të dërgosh para nga interneti përmes wu.com/al. Pasi të zgjedhësh shtetin e mbërritjes, do të kesh mundësinë të shohësh llojet e shërbimeve që të ofrohen. Transfertat e parave paguhen përgjithësisht me para në dorë ose direkt në llogarinë bankare të marrësit

Nëse të miratohet transferta, do të të shfaqet raporti përmes internetit. Kur kryhet transferta do të marrësh një SMS ose email (sipas rastit) me numrin e gjurmimit të transfertës së parave (MTCN).

Transfertën e parave mund ta anulosh duke i telefonuar mbështetjes së klientit të Western Union nëse ndryshon mendje, nëse ke informacion se numri i gjurmimit të transfertës së parave (MTCN) nuk i paguhet dot marrësit ose nëse dyshon për mashtrim. Në disa raste transferta mund të anulohet vetëm nëse paratë nuk depozitohen në llogarinë bankare të marrësit ose nuk i janë paguar marrësit në shtetin e mbërritjes.
Nëse dëshironi ta anulosh transfertën e parave, kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht

Raporti do të shfaqet pasi të përfundosh transfertën e parave përmes internetit. Të dhënat e transfertave të tua të mëparshme mund t'i shohësh edhe në seksionin e profilit tënd në albania.wu.com.

Numri i gjurmimit të transfertës së parave (MTCN) është një numër i posaçëm gjurmimi që i caktohet transfertës sate. Marrësit do t'i duhet ky numër për të marrë paratë dhe mund të përdoret dhe për të gjurmuar transfertën tënde. Mos e ndaj numrin me askënd tjetër.

Shih pyetje të tjera...

Dërgoni para drejt një llogarie bankare nga Shqipëria

Po, shërbimi direkt për në llogarinë bankare nga Western Union është një mënyrë e lehtë dhe komode për të dërguar para direkt në llogarinë bankare të marrësit në shtetet e zgjedhura. .

Ktheu në krye

Mund të përdorni listën tonë të shteteve për të gjetur se në cilat shtete ofrohet shërbimi. Do të gjeni dhe të gjithë informacionin e nevojshëm për ta përfunduar transfertën direkt në llogari bankare.

Kthehu në krye

Thjesht zgjidhni shërbimin direkt në llogarinë bankare, kur dërgoni para nga interneti ose në një agjenci. Se çfarë duhet të paraqisni kur zgjidhni këtë shërbim, kjo ndryshon nga shteti në shtet, por zakonisht kërkohet:

  • Emri dhe kodi i bankës së marrësit.
  • Emri dhe numri i llogarisë bankare të marrësit.

Për të mësuar se cilat shtete ofrohen për shërbimin direkt në llogari bankare, kontrollo listën tonë të shteteve.

Kodi i bankës është një varg numrash që përdoret për të identifikuar bankat anembanë botës. Ai mund të ketë midis 3 dhe 23 shifra në varësi të bankës dhe të shtetit.

Kodi i bankës mund të quhet:

  • BSB
  • Kod SWIFT
  • BIC (kodi i identifikimit të bankës)
  • CHIPS (sistemi i pagesave ndërbankare të shtëpisë së klerimit) – vetëm në SHBA dhe Kanada
  • NCC (kodi kombëtar i klerimit)
  • BSC (kodi i renditjes bankare)
  • IFSC (kodi i sistemit financiar të Indisë)

Për disa shtete mund të të duhet një numër ndërkombëtar llogarie bankare (IBAN) përveç kodit të bankës.

Pyet marrësin për kodin e bankës dhe IBAN (nëse vlen për rastin). Për të mësuar më shumë, mund të kontrollosh listën e shteteve të shërbimit tonë direkt në llogari bankare.

Kodi i identifikimit të bankës (BIC) përdoret për identifikimin e bankave anembanë botës. BIC është njëlloj me kodin SWIFT dhe mund të jetë midis 8 dhe 11 shifrave në gjatësi.

Pyete marrësin nëse në shtetin e tij kërkohet BIC, mund të kontrollosh dhe listën tonë të shteteve për më shumë.

An Numri ndërkombëtar i llogarisë bankare (IBAN) është një kod që përdoret në disa shtete për të identifikuar llogarinë bankare të një klienti. IBAN ka një germë për të identifikuar shtetin, të ndjekur nga 2 shifra dhe në vijim nga deri në 35 shifra për numrin llogarisë së bankës.

Mund të kontrollosh listën tonë të shteteve për të parë se çfarë të dhënash nevojiten për secilin prej tyre. Kërkoja IBAN-in marrësit nëse nevojitet.

Transfertat e parave direkt në llogari bankare mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin dhe mund të marrin deri në pesë ditë*. Për më shumë detaje, kontrolloni listën tonë të shteteve

* Fondet mund të vonohen ose shërbimet të mos ofrohen për rrethana të caktuara transfertash, mes të cilave përfshihen shuma e dërguar, shteti i mbërritjes, disponueshmëria e monedhës, probleme rregullatore dhe të këmbimeve valutore, veprimet e kërkuara nga marrësi, kërkesat për identifikim, oraret e pikave të agjentëve, dallimet në brezat orarë ose përzgjedhja e opsioneve me dorëzim të vonuar. Mund të ketë kufizime të tjera. Për hollësi, shih "Kushtet".

Shih pyetje të tjera...

Dergoni para personalisht

Shërbimet e Western Union janë për këdo që ka nevojë të dërgojë apo tërheqë para shpejt. Nga udhëtarët dhe ata që ndihmojnë shokët apo të afërmit jashtë shtetit, njerëz te biznesit të cilët kane nevojë të kryejnë transferta të shpejta ndërkombëtare parash.

Kthehu në krye

Agjentët e Western Union janë përfaqësuesit tanë në shtete të ndryshe prej të cilëve ju dërgoni ose tërhiqni para, mund të jenë banka, zyra poste, supermarkete, ushqimore, pika shërbimesh valutore, qendra kutish postare, farmaci, agjenci udhëtimesh, magazina, aeroporte, stacione treni apo autobusi, zyra këmbimi valutor dhe pika të tjera shitjeje.

Kthehu në krye

Agjentët e Western Union pranë jush mund t'i gjeni duke përdorur funksionin tonë të gjetjes së agjentëve.

Kthehu në krye

Dërgimi i parave personalisht është i thjeshtë, mjafton të ndjekësh këta hapa:

  • Piketo një agjent në afërsi, duke përdorur funksionin tonë për gjetjen e agjentëve.
  • Paraqiti agjentit letërnjoftimin zyrtar ose pasaportën.
  • Jepi agjentit informacionin e marrësit.
  • Konfirmo shtetin drejt të cilit po dërgon.

Pas dhënies së këtij informacioni, mund t'i japësh agjentit dhe shumën gjithsej për t'u dërguar, duke përfshirë tarifat përkatëse të transfertës. Ki parasysh të marrësh numrin e gjurmimit të transfertës së parave (MTCN) nga raporti ty dhe t'ia tregosh edhe marrësit, pasi do t'i duhet për të tërhequr paratë në dorë.

Kthehu në krye

Për të dërguar para drejt një pike agjenti të Western Union do të të duhet të paraqesësh një variant të vlefshëm të njërës prej sa më poshtë: pasaportë, letërnjoftim zyrtar, pasaportë ndërkombëtare për jobanorët, letërnjoftime të lëshuara në shtetet e BE-së dhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë. Ki parasysh se dokumentet e identifikimit përpunohen sipas legjislacionit dhe rregulloreve bankare të Shqipërisë.

Ktheu në krye

Transfertat e parave në përgjithësi paguhen me para në dorë. Pasi të zgjedhësh shtetin e mbërritjes, mund të pyesësh agjentin për llojet e shërbimeve që të ofrohen. Mund të ketë kufizime të tjera. Për më shumë informacion, kontakto me një pikë agjenti të Western Union.

Kthehu në krye

Statusin e transfertës mund ta kontrollosh në internet. Mjafton të kesh emrin e dërguesit ose të marrësit dhe numrin e gjurmimit (MTCN – numri i gjurmimit të transfertës) në raport.

Kthehu në krye

Çdo pikë agjenti e Western Union e përcakton vetë orarin e punës. Disa kanë orare të zgjatura dhe madje qëndrojnë hapur edhe në fundjavë. Gjeni një pikë agjenti të Western Union në afërsi me anë të gjetësit të agjentëve.

Kthehu në krye
Shih pyetje të tjera...

Tërhiqni para

Paratë mund t'i tërhiqni pranë çdo agjencie të Western Union në Shqipëri.
Do të duhet të paraqisni informacionin e mëposhtëm:

  • Emrin dhe mbiemrin.
  • Numrin e kontrollit ( MTCN – numri i kontrollit të tranfertës së parave).
  • Shumën e saktë që pritet.
  • Emrin dhe mbiemrin e dërguesit.
  • Shtetin nga vijnë.
  • Një letërnjoftim të vlefshëm zyrtar

Për më shumë informacion, vizitoni agjencinë më te afërt të Western Union.

Kthehu në krye

Duhet të paraqisni një variant të vlefshëm të një prej sa më poshtë: pasaportë, letërnjoftim zyrtar, pasaportë ndërkombëtare për jobanorët, letërnjoftime të lëshuara në shtetet e BE-së dhe në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Kosovë., për të tërhequr para në një agjenci të Western Union. Kini parasysh se dokumentet e identifikimit përpunohen sipas legjislacionit dhe rregulloreve bankare të Shqipërisë.

Kthehu në krye

Mund të klikoni te Money Transfer Tracking te wu.com. Atje mund të shkruani emrin e dërguesit dhe numrin e kontrollit të transfertës së parave (MTCN) dhe do të merrni një përditësim për statusin e fundit të transfertës.
Mund dhe t'i telefononi kujdesit ndaj klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgoni email në adresën westernunion@uft.al. Ka mbështetje në shqip dhe anglisht

Kthehu në krye

Transfertat e parave përgjithësisht paguhen me para në dorë. Mund të ketë kufizime të tjera.
Për më shumë informacion, vizito një pikë vendndodhjeje të Western Union.

Kthehu në krye

Të gjitha tarifat përkatëse të transfertës paguhen nga dërguesi. Marrësi nuk paguan tarifa për transfertën.

Kthehu në krye
Shih pyetje të tjera...

Regjistrimi

Kërkohet regjistrimi për shumicën e shërbimeve tona. Kur e vizitoni për herë të parë faqen wu.com/al të duhet të plotësoni formularin e regjistrimit të profilit dhe të ndiqni këta hapa:

  1. Vendosni kredencialet e autentikimit – numrin e celularit dhe fjalëkalimin që do të krijoni për veten.
  2. Do të merrni një SMS konfirmimi.
  3. Plotësoni formularin e regjistrimit me informacionin e mëposhtëm: emrin dhe mbiemrin, datën, shtetin e lindjes dhe adresën. Pastaj zgjidhni llojin e dokumentit të identifikimit dhe vendosni numrin tij, shtetin që e ka lëshuar dhe datën e skadimit. Për shtetasit shqiptarë është e detyrueshme të vendoset numri personal i identifikimit. Nëse konstatohet ndonjë dokument i skaduar identifikimi, do të të kërkohet të japësh një të ri.
  4. Pas regjistrimit të suksesshëm në, t’ju kërkohet të pranoni kush rimit të profilit në internet dhe deklaratën e privatësisë në internet për shërbimet tona në internet.
  5. Pasi të krijoni profilin, do t’ju duhet ta verifikoni personalisht në një prej pikave të Unionit Financiar Tiranë (UFT)
  6. Pas verifikimit të profilit, do të keni mundësi të dërgoni para nga interneti.
Kthehu në krye

Jo, regjistrimi në internet është falas në wu.com në Shqipëri.

Kthehu në krye

Cilido që përmbush kriteret e mëposhtme mund ta përdorë shërbimin tonë të transfertës së parave nga interneti.

  • Duhet të ketë një dokument zyrtar identifikimi, si p.sh. pasaportë, letërnjoftim, pasaportë ndërkombëtare për jorezidentët, letërnjoftime të lëshuara nga shtete të BE-së dhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.
  • Duhet të jetë së paku 18 vjeç.
  • Duhet të pranojë kushtet e regjistrimit të profilit në internet dhe deklaratën e privatësisë në internet për përdorimin e shërbimeve të tona nga interneti.
  • Shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë një numër personal identifikimi.
  • Duhet të ketë një llogari bankare të hapur në Shqipëri.
  • Duhet të ketë një numër të vlefshëm celulari të regjistruar në Shqipëri.
Kthehu në krye

Regjistrimi me dokument të vlefshëm identifikimi dhe numër të vlefshëm telefoni mund të kryhet vetëm një herë.

Kthehu në krye

Informacionin e profilit të Western Union mund ta ndryshosh apo përditësosh nga skeda "Profili" pasi të identifikohesh. Nëse do të ndryshosh informacionin tënd personal, shko në profilin tënd në internet dhe zgjidh "Modifiko profilin" nga menyja në të djathtë. Nëse ke pyetje për profilin, kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht

Kthehu në krye

Identifikuesi i përdoruesit është numri yt i telefonit, fjalëkalimi yt dhe kodi njëpërdorimësh do të të dërgohen në numrin e telefonit.
Nëse ke harruar fjalëkalimin, mund të zgjedhësh opsionin "Kam harruar fjalëkalimin" dhe do të të dërgohet një fjalëkalim i ri në numrin e telefonit.
Nëse vendos disa herë radhazi kredencialet e gabuara, profili do të kyçet, provo të identifikohesh sërish në profil pas 30 minutave ose kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht

Kthehu në krye

Pasi të identifikohesh mund ta ndryshosh apo përditësosh me lehtësi profilin e Western Union duke zgjedhur skedën "Profili", pastaj të zgjedhësh "Modifiko profilin" nga menyja në të djathtë dhe të ndryshosh fjalëkalimin. Për regjistrim në internet, mund të përdorësh vetëm një numër telefoni. Nëse të ndryshon numri i telefonit, atëherë e vetmja mënyrë për të pasur të drejtë hyrjeje në profil është duke i telefonuar mbështetjes së klientit të Western Union.
Nëse ke ndonjë pyetje, kontakto me mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgo email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht

Kthehu në krye

Profilin në internet mund ta fshish duke kontaktuar mbështetjen e klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose mund të dërgosh email në adresën westernunion@uft.al. Mbështetja ofrohet në shqip dhe në anglisht

Kthehu në krye
Shih pyetje të tjera...

Procesi i identifikimit

Po, përpara se të kryeni transfertën e parë nga interneti, do t’ju duhet ta verifikoni personalisht profilin. Pas regjistrimit të suksesshëm në internet, paraqituni në një prej pikave të Unionit Financiar Tiranë (UFT) për një verifikim të personit që kryhet vetëm një herë. Pas verifikimit të profilit do të keni mundësi të dërgoni para nga interneti.

Kthehu në krye

Pasi të paraqisni një dokument të vlefshëm identifikimi zyrtar te një prej pikave të Unionit Financiar Tiranë (UFT), do të merrni një konfirmim me SMS.

Kthehu në krye

Nëse jeni banor i Shqipërisë, atëherë pranohet identifikimi si më poshtë:
- Letërnjoftim i lëshuar nga Republika e Shqipërisë;
- Pasaportë e lëshuar për shtetasit shqiptarë. Nëse je banor i BE-së, apo i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi apo Kosovës, pranohet identifikimi si më poshtë:
- Letërnjoftim i lëshuar në BE, ose përkatësisht në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi apo Kosovë. Nëse nuk je rezident, atëherë pranohen dokumentet e mëposhtme të identifikimit:
- Pasaportë ndërkombëtare për shtetasit e huaj. Dokumentet e identifikimit duhet të kenë emrin dhe mbiemrin, të dhënat e identifikimit, shtetësinë dhe datëlindjen.
Sigurohuni të paraqisni të njëjtin dokument identifikimi pranë pikës së verifikimit që keni përdorur për profilin tuaj në internet.

Kthehu në krye

Kërko për një pikë të Unionit Financiar Tiranë (UTF) pranë teje. Të gjitha pikat në listë do të ta verifikojnë profilin në internet.

Kthehu në krye
Shih pyetje të tjera...

Mbrojtja e konsumatorit

Western Union e çmon aktivitetin e tij dhe e zhvillon me krenari dërgimin e parave në mënyrat më të shpejta dhe të besueshme të mundura. Por është e rëndësishme që të mbroheni nga mashtruesit që kërkojnë t'ju marrin paratë. Më poshtë renditen disa pyetje të ngritura shpesh në lidhje me mashtrimet. Për më shumë informacion, vizito seksionin "Vigjilenca ndaj mashtrimit" këtu.

Kthehu në krye

Po. Western Union, përdoreni vetëm për t’u dërguar para te afërmve dhe miqve tuaj. Mos i dërgoni kurrë para dikujt me të cilin nuk jeni takuar ndonjëherë personalisht. Ndonjëherë mashtruesit i nxisin individët që të transferojnë para. Mos i transferoni para askujt që të kërkon t'i dërgosh para:

  • Për raste urgjence që nuk i ke konfirmuar vetë
  • Për blerje në internet
  • Për mbrojtje me antivirus
  • Si paradhënie apo pagesë për ambiente me qira
  • Për të marrë fitime lotarie apo çmimesh të tilla
  • Për të paguar taksa
  • Dhuratë për bamirësi
  • Për kontroll te shërbimit
  • Për shanse punësimi
  • Si tarifë për kartë krediti apo huamarrjeje
  • Për të zgjidhur një çështje emigrimi Mbasi të jetë paguar transferta, Western Union mund ta ketë të pamundur t’ju kthejë fondet, edhe nëse ju jeni viktimë e mashtrimit, përveç disa rasteve të caktuara

Pas pagesës së parave, Western Union mund ta ketë të pamundur të të kthejë rimbursim, edhe sikur të jesh viktimë e një mashtrimit, përveç disa rasteve të caktuara.

Kthehu në krye

Nëse merrni email nga dikush që pretendon të jetë nga Western Union, por për të cilin nuk jeni i sigurt, mos klikoni në asnjërën prej lidhjeve në email. Mesazhi mund të jetë një përpjekje "karremi" për t’ju marrë vjelë informacione të natyrës delikate. Përkundrazi, kontaktoni menjëherë me kujdesin ndaj klientit të Western Union, pa pagesë, në nr. 0800 44 55 nga ora 08:00 deri në 19:00 gjatë ditëve të javës dhe 10:00 deri në 16:00 të dielave dhe ditëve të pushimit zyrtar, ose dërgoni email në adresën westernunion@uft.al. Kujdesi ndaj klientit mundësohet në shqip dhe anglisht, ose duke vizituar cilëndo pikë agjenti të Western Union pranë jush.

Kini parasysh se Western Union NUK DO TË TË DËRGOJË KURRË emaile që kërkojnë për emrin e përdoruesit, fjalëkalimin apo detajet e kartës së kreditit të përdoruesit.

Kthehu në krye

Në disa vende, dërguesve u kërkohet të ofrojnë një pyetje kontrolli dhe përgjigjen kur fillojnë transfertën. Në rastet kur pyetja e kontrollit u dha nga dërguesi, marrësit mund t'i kërkohet të japë përgjigje kur tërheq paratë. Funksioni i pyetjes së kontrolli është krijuar posaçërisht për raste urgjence kur marrësit i duhet ende të kryejë identifikimin e duhur. Nuk duhet përdorur kurrë si siguri shtesë apo për të vonuar pagesat. Në shumë vende, ne e paguajmë marrësin kurdo që ai paraqet identifikimin e duhur, edhe nëse ai/ajo nuk e di përgjigjen ndaj pyetjes. Pyetja e kontrollit nuk ofrohet për pagesat në Shqipëri.

Kthehu në krye

Funksioni i pyetjes së kontrollit është krijuar për raste urgjence kur marrësit i duhet ende të kryejë identifikimin e duhur. Nuk duhet përdorur kurrë si siguri shtesë apo për të vonuar pagesat. Në shumë vende, ne e paguajmë marrësin kurdo që ai paraqet identifikimin e duhur, edhe nëse ai/ajo nuk e di përgjigjen ndaj pyetjes. Pyetja e kontrollit nuk ofrohet për pagesat në Shqipëri.

Kthehu në krye

Duhet të paraqitesh menjëherë në pikën e agjentit tonë për asistencë me transaksionin për të cilin mendon se të është dërguar për qëllime mashtrimi. Madje duhet dhe ta raportosh si rast pranë organeve lokale të rendit. Duhet të kontaktosh gjithashtu me Zyrën e Çështjeve të Konsumatorit dhe rajonin e policisë nëse ke pasiguri apo dyshime për mashtrim përmes telefonit, postës apo emailit.

Kthehu në krye
  • Sigurohu gjithnjë mirë për personin të cilit po i dërgon paratë.
  • Mbylle telefonatën nëse telefonuesi të kërkon t'u përgjigjesh pyetjeve që do të pyeteshin në kushte tjera nga Western Union.
  • Siguria është përgjegjësi e të gjithëve. Qëndro i informuar. Ji vigjilent ndaj formave të reja të mashtrimit.
  • Ki gjithnjë parasysh se nëse të tingëllon shumë e bukur për të qenë e vërtetë, gjasat janë që nuk është e vërtetë.
  • Merr më shumë informacion për mënyrën si të mbrosh veten nga mashtrimi.
Kthehu në krye
Shih pyetje të tjera...