Tarifa e parapaguar/ paradhënia
Mashtruesit paraqiten si përfaqësues të kompanive të rreme të huadhënies dhe përdorin dokumente në dukje autentike, email-e dhe faqe interneti për t’u shfaqur sa më të besueshëm. Ata ju kërkojnë të paguani “tarifa” përpara se të japin huatë. Klientët paguajnë, por nuk i marrin kurrë huatë. Mashtruesit janë zhdukur me kohë dhe ndonjëherë ata e ndryshojnë rregullisht emrin e “biznesit” të tyre në mënyrë që të shmangin zbatimin e ligjit.
Shihni gjithashtu:
Çeqet false
Skema e klientit misterioz
Mashtrimet me anë të skemës së klientit misterioz përdoren shpesh nga shkelësit e ligjit të cilët shënjestrojnë faqet e punësimit. Taktika është e thjeshtë: Mashtruesit i dërgojnë viktimave një çek dhe u thonë atyre t’i përdorin paratë për të “vlerësuar” shërbimin e transferimit të parave të Western Union. Viktimat i dërgojnë paratë dhe më vonë zbulojnë se çeqet janë rikthyer dhe ata kanë detyrimin që t’i kthejnë paratë bankës.
Shihni gjithashtu:
Çeqet false, Punësimi, Tarifa e parapaguar/ paradhënia
Mbipagesat
Në rastin e skemave mashtruese me mbipagesa, mashtruesit luajnë rolin e blerësit dhe shënjestrojnë klientët të cilët shesin një shërbim apo një produkt. “Blerësi” i dërgon shitësit një çek në dukje të pranueshëm, zakonisht të tërhequr nga një bankë shumë e njohur, me një shumë më të madhe sesa çmimi për të cilin është rënë dakord. Ata kërkojnë një shpjegim për këtë mbipagesë dhe e udhëzojnë shitësin të depozitojë çekun dhe të dërgojë mbrapsht paratë e tepërta. Disa javë më vonë viktima mëson se çeku ishte fals, por është gjithsesi i detyruar t’i kthejë mbrapsht bankës të gjitha paratë e tërhequra.
Shihni gjithashtu:
Blerjet në internet, Çeqet false, Tarifa e parapaguar/ paradhënia
Punësimi
Skemat mashtruese të punësimit përgjithësisht fillojnë me një ofertë tepër të mirë për të qenë e vërtetë – puno nga shtëpia dhe fito mijëra dollarë në muaj, nuk nevojitet përvojë – dhe përfundimi është klientë që mbeten pa punë dhe pa para.
Shihni gjithashtu:
Skema e klientit misterioz, Çeqet false
Lotaritë/çmimet
Skemat mashtruese të lotarive apo çmimeve kryhen sipas dy metodave të ngjashme:
1. Viktima merr një telefonatë, email, letër ose faks të padëshiruar nga dikush që pretendon se punon për një agjenci shtetërore apo se përfaqëson një organizatë apo person të njohur, me anë të së cilës njoftohet se ka fituar një shumë të madhe parash ose një çmim. Mashtruesi fiton besimin e tyre dhe u shpjegon se për të marrë çmimin, fillimisht duhet të dërgojnë një shumë të vogël parash për të paguar tarifat e procesimit të transfertës ose taksat. Viktimat ndjekin udhëzimet, i dërgojnë menjëherë paratë, por nuk e marrin kurrë çmimin.”. Madje ata kanë humbur edhe paratë që paguan për “tarifat dhe taksat.”.
2. Viktimat marrin një çek ose një transfertë parash të padëshiruar si dhe udhëzimet për t’i tërhequr paratë dhe për të dërguar një pjesë të tyre për të mbuluar tarifat e procesimit të transfertës ose taksat. Disa javë më vonë, pasi i kanë dërguar paratë për mbulimin e “taksave” pa mundësi për t’i rimarrë ato, viktimat zbulojnë se çeqet janë të falsifikuara. Gjithashtu tani ata i detyrohen bankës të gjithë shumën e parave që kanë tërhequr.
Shihni gjithashtu:
Tarifa e parapaguar/ paradhënia, Çeqet false
Pronat me qira
Mashtruesit me përvojë përdorin internetin dhe veçanërisht disa uebsajte pa pagesë, për të mashtruar viktima naive në tregun imobiliar. Skemat mashtruese të pronave me qira ndjekin përgjithësisht dy metoda:
1. Qiramarrësit po kërkojnë shtëpi ose apartament për të marrë me qira dhe mashtrohen nga “pronari.”. Viktimat gjejnë një mundësi në një zonë shumë të mirë, me një çmim të shkëlqyer. Reklamimi duket bindës, kështu ata nisin bisedimet me “pronarin”, përgjithësisht me anë të emaileve. Pronari thotë se ata mund të hyjnë në pronë sapo të dërgojnë paratë për mbulimin e tarifës së aplikimit, depozitën e sigurisë etj. Ata i dërgojnë paratë dhe më pas nuk marrin më asnjë lajm nga “pronari”.
2. Pronarët lëshojnë me qira shtëpinë ose apartamentin e tyre dhe mashtrohen nga “qiramarrësi.”. “Qiramarrësi” i kontakton viktimat, përgjithësisht me email dhe shfaq interes për të marrë me qira shtëpinë ose apartamentin. Mashtruesi dërgon një çek për depozitim, por më pas e anulon transaksionin. Viktimat i kthejnë paratë dhe më pas zbulojnë se çeku ka qenë i falsifikuar.
Shihni gjithashtu:
Blerjet në internet, Çeqet false, Mbipagesat
Emergjencat/gjyshërit
Skemat mashtruese të emergjencave përdorin ndjenjat e njerëzve dhe dëshirën e madhe për të ndihmuar ata në nevojë. Mashtruesit i gënjejnë viktimat duke u hequr si një person tjetër dhe sajojnë një situatë emergjente (më kanë arrestuar, më kanë sulmuar, jam në spital) dhe shënjestrojnë miqtë dhe familjarët duke u bërë thirrje urgjente për ndihmë dhe para.
Shihni gjithashtu:
Tarifa e parapaguar/ paradhënia
Blerjet në internet
Në skemën e blerjes në internet, kriminelët mashtrojnë viktimat që marrin pjesë nëpër ankande artikujsh duke përdorur uebsajte ose shërbime ankandesh online.
Shihni gjithashtu:
Mbipagesat, Pronat me qira, Çeqet false
Marrëdhëniet
Skema mashtruese e marrëdhënies nis thjeshtë: Një burrë dhe një grua njihen në internet. Marrëdhënia avancon: Ata dërgojnë emaile, flasin në telefon dhe shkëmbejnë foto. Si përfundim, planifikojnë të takohen, madje edhe të martohen. Me forcimin e marrëdhënies, gjërat nisin të ndryshojnë. Burri i kërkon gruas t’i dërgojë para – i duhet të blejë biletën e autobusit për të vizituar xhaxhanë e sëmurë. Transferta e parë është e vogël, por kërkesat shtohen dhe shumat rriten – e bija ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale emergjente, i duhet biletë avioni për të ardhur që të takohen etj. Premtimet për kthimin e parave nuk përmbushen, paratë zhduken, po ashtu edhe ai.
Shihni gjithashtu:
Emergjencat/gjyshërit
Çeqet false
Viktimat marrin një çek ose një transfertë parash të padëshiruar si dhe udhëzimet për t’i tërhequr paratë dhe për të dërguar një pjesë të tyre për të mbuluar shpenzime të ndryshme, si tarifat e procesimit të transfertës ose taksat. Disa javë më vonë, pasi i kanë dërguar paratë pa mundësi për t’i rimarrë ato, viktimat zbulojnë se çeqet janë të falsifikuara.
Shihni gjithashtu:
Tarifa e parapaguar/ paradhënia, Skema e klientit misterioz, Punësimi, Mbipagesat, Blerjet në internet, Lotaritë/çmimet, Pronat me qira